MENU
klinika

Buxheti faktik

“Torta” e fondit rezervë shkoi për gjyqe

22.06.2019 - 20:11

Fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2018 ishte rreth 1.5 miliardë lekë, nga të cilat, referuar buxhetit faktik i cili do të diskutohet së shpejti në komisionet parlamentare, është përdorur pothuajse tërësisht.

Ajo qe vihet re, është se 74 për qind e tij, apo rreth 1.1 miliardë lekë kanë shkuar për shpenzime korente, 339 milionë lekë apo 23 për qind, për investime dhe milionë lekë apo 3 për qind për shpenzime personeli.

Referuar zërave specifik, vihet re se një pjesë e mirë e këtyre fondeve ka shkuar për të paguar detyrime që vijnë si pasojë e vendimeve të marra nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, po ashtu, një pjesë kanë shkuar për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar dhe në gjykatat italiane, apo për blerje automjetesh për prefektët e qarqeve.

Në total, ky fond është shpërndarë në 31 zëra, ku nuk kanë munguar mbështetja për aktivitete të ndryshme, si ato në kuadër të vitit të Skënderbeut, apo edhe mbështetja financiare e dhënë për qeverinë greke për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga zjarret masive të 2018-ës.