Franz Beckenbauer deklaroi një ditë më parë se dëshiron si trajner te skuadra e Bayern Mynih trajnerin Jurgen Klopp.
Trajneri i “The Reds”, fitoi Champions League fundjavën e kaluar, pas shumë vitesh pritje si nga Liverpool, ashtu edhe nga ai vetë.
Gjithsesi, Klopp nuk e sheh aspak si të arsyeshme këtë tranferim.
Në një deklaratë për të përditshmen gjermane “Bild”, trajneri i reds” tha:
“E dua shumë Beckenbauer dhe ai më vlerëson shumë. Gjithsesi, unë kam një kontratë shumë të gjatë me Liverpool dhe nuk lëviz”.
Kontrata aktuale e Jurgen Klopp me Liverpool skadon në vitin 2022. Madje është përfolur se klubi është gati t’ia rinovojë kontratën deri në vitin 2025 pas suksesit në Champions League.