Aktiviteti i tregtisë me pakicë shënoi rritje gjatë tre mujorit të parë të vitit 2019, raporton INSTAT.
Sipas publikimit në tremujorin e parë 2019, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 100,3, duke u rritur 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Viti 2015 llogaritet si vit bazë (volumi i shtijeve=100). Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ka pësuar rritje 0,1 %.
Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë. Sipas raportit të INSTAT mësohet se në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 3,5 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 3,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018. Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3,8 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 2,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.
Ndryshimi vjetor i indeksit të volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2019 është +3,2 %. Grupet të cilat kanë ndikuar janë: “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me +0,9 pikë përqindje, “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,6 pikë përqindje dhe “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +0,7 pikë përqindje.
Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë.
Në tremujorin e parë 2019, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, nuk ka pësuar ndryshim krahasuar me tremujorin e katërt 2018.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 0,3 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin.
“Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 0,7 % kundrejt tremujorit të mëparshëm.