MENU
klinika

Anëtarësimi në Be

Tsipras zbulon hapur kushtin për Shqipërinë

11.06.2019 - 12:36

Teksa pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme, kryeministri grek Alexis Tsipras në prezantimin e partisë që ai drejton ka zbuluar hapur kushtin që ka ndaj Shqipërisë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë përcaktohen si kriter për hyrjen në Bashkimin Europian”, ka deklaruar ai sa i takon Shqipërisë, si kusht për tu anëtarësuar në BE.tsipras-episkepsi-stin-roumania.

Greqia ka kërkuar vazhdimisht respektimin e të drejtave të minoritetit grek dhe të pronave të tyre, sidomos në zonën e Himarës, si një nga kriteret për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por, për herë të parë kjo pikë është konkretizuar në programin elektoral të Syrizas, e cila e konsideron kusht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat e kryeministrit grek

Tsipras: Çështja çame nuk ekziston