MENU
klinika

INSTAT

Turizmi, rriten të punësuarit dhe pagat në hotele dhe restorante

19.06.2019 - 17:22

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2019, shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë për shitjet; rritje 20,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë për numrin e të punëuarve dhe rritje 18,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018 për pagat.

Treguesit janë publikuar sot nga INSTAT sipas të cilave mësohet se Indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë dhe shumicë shënoi rritje me e 5,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi të punësuarve dhe fondi i pagave u rritën përkatësisht me 1.9 dhe 3.3%.

Po ashtu edhe aktivitetet në fushën e Transport, Magazinim dhe Posta janë vlerësuar nga INSTA , e rritje.

instat-konica.al
instat-konica.al

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Posta, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

Aktivitetet në fushën e hotelerisë gjithashtu kanë qenë në rritje gjatë tremujorit të parë. Rritjen më të madhe në këtë sektor i ka pasur indeksi i të punësuarve, ku sipas të dhënave të vlerësuara nga INSTAT u regjistrua një rritje prej 22.4%, ndërsa fondi i pagave u rrit me 21.9%. Në total volumi i shitjeve shënoi një rritje prej 6.8%.

Rritje dyshifrore në indeksin e të punësuarve ka shënuar edhe sektori i restoranteve, ku të dhënat për tremujorin e parë treguan se ato u rritën me 20.6%, ndërsa pagat me 18.8%.

Ndërsa volumi i shitjeve u rrit me 2.3%. Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 18,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje12,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.