MENU
klinika

Masat

‘Twitter’ fshin mijëra llogari të lidhura me qeverinë iraniane

14.06.2019 - 17:15

Kompania ‘Twitter’ thotë se ka fshirë rreth 4.800 llogari të cilat beson se “janë të lidhura ose të mbështetura drejtpërdrejt nga qeveria iraniane” dhe i ka arkivuar ato në bazën publike të të dhënave.

‘Twitter’ tha se shumica e llogarive përhapnin lajme që synonin të mbështesnin interesat gjeopolitike iraniane, ose të funksionojnë si profile të rreme për të manipuluar debatin në internet.

Një nëngrup i vogël, me origjinë nga Irani, ishte “angazhuar vetëm në diskutime në lidhje me Izraelin”. ‘Twitter’ tha se ka hequr edhe katër llogaritë tjera që beson se janë të lidhura me Agjencinë ruse për Hulumtime të Internetit (IRA).

Kjo kompani ishte akuzuar nga agjencitë e inteligjencës amerikane se ka punuar me inteligjencën ruse për të përhapur keqinformimin gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

‘Twitter’ njoftoi se ka fshirë edhe 33 llogari me origjinë nga Venezuela, dhe 130 llogari të lidhura me lëvizjen katalunase të pavarësisë në Spanjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN