Manchester United është vënë në lëvizje për të zëvendësuar Romelu Lukaku-n.
Sipas “TalkSPORT”, skuadra e Solskjaer janë gati të bëjnë një ofertë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang.
Ylli i “Topçinjve” ka realizuar 31 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 51 ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar.
“Auba”, bashkë me Mane dhe Salah, ka qenë golashënuesi më i mirë i Premier League 2018/19 me 22 gola.
Romelu Lukaku duket i destinuar t’i bashkohet Interit të Contes, edhe pse marrëveshja mes klubeve nuk është gjetur ende.
Në këtë mënyrë “Djajtë e Kuq” duan të gjejnë një zëvendësues me potencial, dhe Aubameyang është i duhuri për t’i dhënë freski skuadrës së Solskjaer.