MENU
klinika

Arsyeja

Vdes Dr John, gjashtë herë fituesi i “Grammy”

07.06.2019 - 13:01

Këngëtari i famshëm amerikan, Dr John ka ndërruar jetë në moshën 77 – vjeçare. Artisti i cili ishte gjashtë herë fitues i çmimeve ‘Grammy’ pësoi atak në zemër.

Muzikanti i lindur në New Orleans ndërroi jetë të enjten, sipas një mesazhi të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Ylli i “Rock & Roll Hall of Fame” bënte muzikë duke kombinuar zhanret pop, jazz dhe rock and roll.

Më 6 qershor, legjenda e muzikës Malcolm John Rebennack, Jr, i njohur si Dr John, vdiq nga një atak në zemër”, thuhet në një deklaratë.

Këngëtarja Debbie Harry, ishte një ndër artistët që shprehu ngushëllime për vdekjen e tij duke publikuar një foto së bashku me fituesin gjashtë herë të Grammy.

Ndër tjerash, John me sukses e luftoi varësinë e heroinës dhe në një nga albumet e tij ka folur për drogën, kohën në burg dhe përpjekjet për të riparuar marrëdhëniet me fëmijët e tij.

Këngëtari ishte i martuar dy herë.