MENU
klinika

Deklarata

Vendimi i Metës/ Paloka: Më shumë përfiton Rama!

09.06.2019 - 10:16

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, komenton vendimin e Presidentit Ilir Meta për anullimin e datës së zgjehdjeve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet se vendimi është ndërmarrë në kushtet kur vendi po shkonte drejt një konflikti civil.

Sipas tij ai që përfiton më shumë është Rama por nuk e kupton.

paloka2-konica.al
paloka2-konica.al

Postimi i Palokës:

“Vertete nuk kupton apo ben sikur…

Vendimi i Presidentit per ç’dekretimin e zgjedhjeve kuptohet qe eshte ndermarre kur dukej qarte se vendi po shkonte drejt nje konflikti civil te pashmangshem. Po ai qe perfiton me shume nga ky vendim ne fakt eshte Edvini.

Nuk e kupton apo ben sikur nuk kupton ?!

Zoti ja shtofte inatin dhe budallallikun !

Me 30 qershor nuk ka as zgjedhje e as votime !

Per cdo gje tjeter qe do kerkoj Edvini, shqiptaret jane gati…”, shkruan Paloka.