05.06.2019 - 12:22
“Garanci sigurore”, kjo është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Apelit për Ervis Martinajn.
Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë.
Prokurori i Apelit, Dritan Peka, ka kërkuar ndryshimin e masës “garanci pasurore”, me masën e sigurisë “Arrest në burg”, por treshja gjykuese e përbërë nga Flutura Skënderi relatore dhe Gramoz Levanaj e Artur Gaxha, e ka vlerësuar të drejtë masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Martinaj u arrestua pas masakrës në ish Bllok, ku pas një përplasje me armë, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, edhe vetë Martinaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zbardhja e ngjarjes
Çfarë u pa nga kamerat dhe mesazhet që tradhëtuan Martinajn
Ndryshimi i masës së sigurisë