Ditën e djeshme Partia Socialiste me kryeministrin Edi Rama në krye çeli fushatën zgjedhore të 30 qershorit.
Rama bëri publike në llogarinë e tij në Instagram disa foto të shkrepura gjatë takimit të djeshëm ku ndër të tjerë pjesëmarrës ishin kryebashkiakët kandidatë dhe këshilltarët bashkiakë socialistë nga i gjithë vendi.
Megjithatë, sot shefi i qeverisë ka bërë një postim ndryshe.
Në mëngjes ai është surprizuar nga i vogli i tij Zaho dhe nuk ka ngurruar që ta ndajë me të gjithë ndjekësit. Zaho ia ka mbushur makinën të atit plot me lodra, kryesisht në pjesën e gomave.
Kjo gjë e ka lumturuar jo pak kryeministrin dhe kjo vihet re nga mënyra si ai ka përshkruar foton:
“Mirëmëngjesi i Zahos për mua sot”, shkruan Rama duke shtuar edhe disa emoji lumturie.