MENU
klinika

Baleti-pasarelë

Zakharova vesh Coco Chanel në skenë

23.06.2019 - 11:30

      Në një spektakël të jashtëzakonshëm, balerina e parë e teatrit të famshëm rus “Bolshoi”, Svetlana Zakharova, i dha jetë mes emocionesh një gruaje siç ishte vetëm Coco Chanel: madhështore dhe e vetmuar.

Plot 85 kostume u hodhën në skicat unike të shtëpisë së modes “Chanel”, për këtë spektakël, i pari në këtë format, në mbrëmjen e sotme. Realizimi i kostumeve, iu besua ateliesë së teatrit “Bolshoi”. Ato kishin përgjegjësinë që asgjë, të mos bëhej pengesë për lëvizjet e njëzet balerinave pjesëmarrëse në shfaqje.

 

 

 

 

 

”Ky balet, nuk asgjë të përbashkët me një paradë veshjesh, por do të jetë një spektakël i vërtetë, për një grua e cila revolucionarizoi konceptin e modës femërore, nocionin e lirisë”, – u shpreh Svetlana Zakharova gjatë prezantimit në Moskë.

40-vjeçarja primabalerinë e teatrit “Bolshoi” që prej vitit 2003, shprehet se që në nisje të projektit kërkoi të kuptonte ndjenjat që trazonin shpirtin e vizionares në botën e modës, simbolit të elegancës franceze dhe lirisë së gruas.

 

 

 

 

 

Është vërtetë interesante të luash rolin e një gruaje që ka jetuar vërtetë, me gëzimet e saj, dashuritë, zhgënjimin, ndarjet dhe vetminë, – pohon balerina. Ajo që vlen të theksohet në këtë spektakël, është se gjithçka është krijuar nga fillimi, siç janë: muzika, koreografia dhe libreti.

 

 

 

 

I konceptuar posaçërisht për solisten Svetlana Zakharova, nga tre rusë, kompozitori Ilia Demoutski, koreografi Iouri Possokhov dhe skenaristi Alexeï Frandetti, baleti “Gabrielle Chanel” do të sjellë në skenë momentet që lanë gjurmë në jetën e stilistes së madhe franceze, e cila vdiq në 1971 në moshën 87 vjeçe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit