27.06.2019 - 15:44
Pak më parë Presidenti Ilir Meta, shpalli 13 tetorin si datë zgjedhjesh dhe për këtë reagoi Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ajo i drejtoi një pyetje Metës duke e pyetur se kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.
“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”
Vendimi i Metës erdhi pas takimeve me krerët e partive opozitare dhe ambasadorët e vendeve të BE-së.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Nuk mund të detyroi askënd..."