MENU
klinika

The Guardian

A është Johnson vërtet Trumpi europian?

24.07.2019 - 12:41

Tani Mbretëria e Bashkuar ka një kryeministër të ri, afërsisht tre vjet pasi Theresa May mori përsipër të pastronte rrëmujën e David Cameronit me Brexit.

Kryeministri i ri është Boris Johnson, një nga shumë politikanë europianë që do të portretizohet si një ekuivalent lokal i presidentit amerikan Donald Trump në mediat amerikane. Këtë herë, megjithatë, ngjashmëritë janë vërtetë të habitshme.

Që të dyja janë njerëz me zë të lartë, me histori të shkeljeve të kurorës dhe skandaleve të tjera, suksesi profesional i të cilave është një kombinim i privilegjit të madh, oportunizmit të paskrupullt dhe vetë-promovimit të pamëshirshëm. Ata ndajnë një qasje “jo-ortodokse” ndaj politikës, si dhe një kombinim homofobie, racizmi dhe seksizmi.

Ashtu si Trump, “gafat” e Johnson-it, përfshijnë fraza raciste, homofobie dhe deklarata seksiste.

Megjithatë, ka edhe dallime të rëndësishme midis presidentit amerikan dhe kryeministrit britanik. Trump u zgjodh në të vërtetë nga një përqindje shumë më e madhe e popullsisë se Johnson. Në kontrast të thellë, Johnson u zgjodh nga anëtarësia e Partisë Konservatore, e cila përbën rreth 0.02% të popullsisë britanike.

Dhe Johnson është shumë më solidarisht konservator se Trump është republikan. Si politikisht ashtu edhe shoqërisht ai është produkt i një edukimi elitist.

Kjo do të thotë se ai është shumë më tepër një politikan profesionist.

Ai është gjithashtu, profesionalisht dhe shoqërisht, i lidhur plotësisht me elitat politike dhe shoqërore britanike. Përkrahja e tij është për këtë arsye shumë më partizane dhe shumë më pak karizmatike.

Me pak fjalë, Boris Johnson është ndoshta aq i ngjashë me Trump, ashtu siç është Britania vendi më amerikan në Evropë.

Por Johnson është në fund të fundit britanik, ashtu si Trump është në thelb amerikan. Ai është një produkt i një kulture specifike elitiste, mbushur me privilegje dhe traditë, për të cilën ai ka edhe besnikëri dhe përgjegjësi.

Është kjo rrënjosja në kulturën dhe shoqërinë e elitës britanike që e shtyn atë drejt pushtetit, por kjo gjithashtu do të çojë në rënien e tij.

Dhe kjo do ta bëjë më të lehtë që ai të hyjë në librat e historisë si kryeministri që ka shërbyer më pak dhe jo kryeministri i Brexit.

Cas Mudde