Albërije Hadërgjonaj është gjithnjë e bukur, ndonse habitemi kur dëgjojmë moshën e saj dhe kurrë nuk e besojmë.
Paraqitja e saj është gjithmonë e bukur dhe kurrë nuk na zhgënjen me ndryshimet që bën në luk.Së fundmi, ajo e ka ngjyrosur flokët në të kuqe.
Para disa ditëve këngëtarja Rihanna ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale, duke u paraqitur me flokë të kuq dhe është pëlqyer shumë.
Vetëm pak ditë më pas, Albërije Hadërgjonaj ka ndjekur këshillën e saj dhe është transformuar totalisht!
Ajo është tashmë me flokë të kuqe, gati gati në portokalli, e megjithatë nuk dallohet saktë ngjyra për shkak të filtrave që ka përdorur në Instagram!
Edhe Albërija i ka pasur flokët e kuqe më herët dhe nuk vonoi shumë për t’i rikthyer ato!