Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka riktheksuar edhe një herë se zgjedhjet e 30 qershorit sipas tij dëshmuan se 85% e shqiptarëve refuzuan kreun e qeverisë Rama.
Basha përmes videos që ka publikuar u është drejtuar shqiptarëve me një tjetër thirrje.
Kreu i PD u bën thirrje që t’i bashkohen protestës së 8 korrikur në Tiranë.
Postimi i plotë:
Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit.
85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk