MENU
klinika

“Nuk bërtisja dhe nuk lëvizja dot”

Beatrix dhe eksperienca e saj e tmerrshme!

03.07.2019 - 15:24

Pak minuta më parë Beatrix Ramosaj ka publikuar në Instastory një shkrim paksa të çuditshëm.

Mjaft e shqetësuar, ajo ju tregon ndjekësve të saj se ka kaluar një eksperiencë të tmerrshme në gjumë.

Këngëtarja shprehet se mbrëmjen që shkoi ka kaluar një paralizë në gjumë, fenomen ky i cili ju ndodh disa njerëzve.

“Kam përjetuar paralizë në gjumë, mbrëmjen që shkoi për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Kjo gjë nuk është shaka. Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të bërtisja apo të lëvizja trupin, përveç syve. Isha shumë e frikësuar dhe e kisha të vështirë të kthehesha në shtrat për të fjetur sërish”,- shkruar Beatrix.

E megjithatë, sigurisht që është i qartë fakti se këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.