Bebe Rexha është një këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare të muzikës.
Këngëtarja ka treguar ditë më parë se ka personalitet të dyfishtë dhe se kjo nuk po i shkakton probleme në jetë.
Ajo së fundi ka folur edhe rreth ankthit, ku disa prej fansave i ka këshilluar si mund të luftohet kjo sëmundje.
“Është në rregull të keni ankthe dhe është një ndjenjë normale. Ditët e ara do të jenë paksa të pakëndshme dhe kjo është në rregull. Dëgjoni muzikë gjatë rrugës. Pas pak ditësh do të jesh shumë më mirë”.
“Mundohuni të mos gjykoni veten për ankthet dhe pranoni këtë ndjenjë. Puna do t’iu ndihmojë shumë. Ushqimi i shëndetshëm. Qëndroni me miqtë. Dëgjoni muzikë. Flisni me një terapist kur të mundeni”, tha ajo.
Siç edhe e dimë Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë disa koncerte të ndryshme.