MENU
klinika

Tani mund ta ngatërroni me Gigin...

Bella Hadid bën ndryshimin e paimagjinueshëm në look

17.07.2019 - 12:15

Të bukurat Bella dhe Gigi po çmendin botën anë e mbanë. Qoftë me apo pa ndryshime në look, ato janë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Ju kujtohet që në fillimet e karrierës së saj, Bella Hadid ka qenë bjonde. Megjithatë për t’u diferencuar nga motra e saj, ajo vendosi t’i errësonte duke u shfaqur ndryshe për publikun.

Nga bjonde ajo u kthye në brune dhe duket se së fundmi ka vendosur të rikthehet në origjinë.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory ajo ka zbuluar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe duket më e ëmbël se kurrë.

Me ngjyrën e re ajo duket si binjake e Gigi-t dhe kur të dalin të dyja në publik ne do e kemi të vështirë t’i dallojmë.

Fotot janë realizuar për revistën e njohur “V” dhe duket se për këtë ndryshim modelja paska pasur një arsye të fortë.

Fansat e kanë pritur mjaft mirë ndryshimin e Bella Hadid dhe të gjithë mezi po presin fotot finale që do të publikohen së shpejti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Taylor Swift mikesha më e mirë

Gigi Hadid: “Fama kushton…”