21.07.2019 - 12:09
“La Casa De Papel” (Shtëpia e Letrës) është një nga serialet më të bijshëm të momentit.
Sapo ka filluar sezoni i tretë dhe i shumëpritur. Në këtë serial spanjoll luan dhe aktori serb, Darko Peric në rolin e Helsinkit.
Darko ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto bashkë me kastin e serialit dhe ka falenderuar në disa gjuhë të ndryshme.
Mirëpo në sy bie fakti që aktori serb ka shkruar edhe në gjuhën shqipe duke iu thënë fansave: “Faleminderit”.
Ky sezon pritet të jetë po aq i sukseshëm sa të tjerët.