Emërimi i papritur i Christine Lagarde për të shërbyer si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane ka kënaqur shumë njerëz, përfshirë mua, dhe ka zhgënjyer të tjerët.
Ata që janë të kënaqur mendojnë se mandati tetë-vjeçar i Lagarde si Drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar e bën atë të kualifikuar për shumë nga çështjet kontestuese me të cilat ballafaqohet.
Kryesore në mesin e tyre është rënia aktuale e eurozonës dhe rishikimi i mundshëm i politikës monetare që është propozuar nga Guvernatori i Bankës së Finlandës, Olli Rehn. Duke pasur parasysh se anëtarët më me ndikim të BQE duket se kanë pikëpamje të ndryshme, arritja e një konsensusi nuk do të jetë e lehtë.
Ajo gjithashtu do të duhet të nxisë një rishikim të rregullave fiskale të Bashkimit Europian. Rregullat aktuale, të cilat u paraqitën së pari në Traktatin e Mastrihtit të vitit 1992, janë të vjetra.
Megjithatë, zgjedhja e Lagarde ka hasur me kritika. Disa kanë argumentuar se emërimi një politizim të BQE.
Të tjerë kanë vënë në dukje se as Lagarde as de Guindos nuk kanë ndonjë përvojë në sistemin bankar qendror ose formimin e ekonomisë formale.
Së fundi, të tjerë ankohen se posti duhet ti kishte shkuar një gjermani, për të riparuar marrëdhënien e tensionuar të BQE-së me publikun gjerman.
Për këtë qëllim, ajo duhet të bëjë pesë gjëra pasi të marrë detyrën në nëntor.
Së pari, ajo duhet të sinjalizojë se emërimi i saj përfaqëson vazhdimësinë e politikave, jo një kthesë.
Së dyti, Lagarde duhet të nisë një ofensivë në Gjermani. Asnjë bankë qendrore nuk mund të lejojë që të shihet me dyshim nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë.
Së treti, Lagarde duhet të fillojë një rishikim të kuadrit të politikës së BQE-së.
Për më tepër, një rishikim i brendshëm është i nevojshëm për të krijuar një mirëkuptim të ri të përbashkët brenda Këshillit Drejtues për disa nga çështjet më të ngutshme të BQE-së.
Së katërti, Lagarde duhet t’i bëjë të qartë qeverive të vendeve anëtare se ajo mirëpret emërimin e bankierëve të lartë qendrorë me përvojë në Bordin Ekzekutiv.
Së pesti, Lagarde duhet të planifikojë të sjellë Lane në konferencat për shtyp që mbyllin çdo takim të politikave.
Çdo president i BQE-së ka pikat e forta dhe të dobëta. Kur është fjala për Lagarde, ka shumë arsye që të presim që ajo të ofrojë udhëheqje efektive në këtë kohë kritike për monedhën e përbashkët.
Stefan Gerlach është krye ekonomist në EFG Bank në Zyrih dhe një ish-zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Irlandës. Ai është gjithashtu një ish-Drejtor Ekzekutiv dhe Kryekonomist i Autoritetit Monetar të Hong Kongut dhe Sekretar i Komitetit për Sistemin Financiar Global në BIS.
Project Syndicate