MENU
klinika

Ç'po ndodh tani?

Çfarë?! Fero diss Rinës duke dëgjuar këngën e Tayna-s?

08.07.2019 - 12:39

Fero di të na habisë gjithnjë, tashmë është fakt që prej tij mund të presim çdo gjë.

Dhe mesa duket, së fundmi mund të mos i ketë mirë raportet me reperen Rina Balaj!

Kjo pasi Rina është konsideruar si kundërshtarja e reperes Tayna dhe tashmë Fero duket se është bërë ndjekës i muzikës së reperes Tayna, e vlen për t’u përmendur që ky veprim erdhi krejt papritur.

Në disa video të publikuara në Instastory, Fero shihet teksa dëgjon dhe dëfrehet me këngën e Tayna-s, ndërsa ndodhet në timonin e makinës.

Ai shihet që e pëlqen këngën, madje i di dhe tekstin dhe kjo është interpretuar si një shenjë se Fero ka prishur raportin me Rinën.

Por në fakt, siç edhe dihet kur prishen marrdhëniet, menjëherë VIP-at tanë “heqin” njëri-tjetrin nga instagrami dhe mesa vihet re shumë qartë, Rina ende e ndjek Feron në Instagram dhe anasjelltas.

Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Tayna-n e cila as nuk e ndjek Feron dhe as ai atë!

E pra, nuk po dimë të kuptojmë se ç’po ndodh, ndaj na mbetet të presim një reagim të reperëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN