MENU
klinika

Rregullat

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë pas buke?

10.07.2019 - 10:35

Kur gjatë drekës ose darkës e teproni, por edhe në rastet kur hani sasi të moderuar të ushqimit, është e domosdoshme t’u përmbaheni disa rregullave që ushqimi të tretet sa më mirë.

Rregullat kanë të bëjnë me atë se çka nuk duhet të bëni menjëherë pas shujtave kryesore.

– Mos e lironi rripin në pantallona, sepse mund të vijë deri te bllokada e zorrëve gjatë tretjes.

– Mos e ndizni menjëherë cigaren. Është konstatuar që një cigare pas ushqimit mund të ketë ndikimin e njëjtë në organizëm sikur të keni pirë dhjetë.

– Mos hani pemë menjëherë. Në të kundërtën, stomaku do t’u mbushet me ajër. Ekspertët rekomandojnë konsumimin e pemëve një orë para ose pas ushqimit.

– Mos e teproni me çaj. Pse? Gjethet e çajit përmbajnë sasi të madhe të acideve të cilat do forcojnë ushqimin e pasur me proteina që e keni ngrënë dhe kështu mund të shkaktojnë çrregullime në tretje.

– Mos u lani, sepse me larje do të rritni tensionin e gjakut në duar, këmbë dhe trup dhe njëkohësisht do të dobësoni tensionin në stomak, çka do të ngadalësojë procesin e tretjes.

– Mos shkoni në shëtitje. Edhe pse është folur gjatë që pas ushqimit duhet të bëni njëqind hapa për të përjetuar njëqindëshin, është vërtetuar që shëtitja mund të çojë deri te ajo që tretja të mos absorbojë përbërësit nutritivë nga ushqimi i konsumuar.

– Mos shkoni menjëherë në gjumë. Për shkak të pozitës horizontale, ushqimi i ngrënë nuk tretet në mënyrë të mirë, dhe kjo mund të shkaktojë çrregullime në zorrë.