MENU
klinika

Mjeshtrit e mëdhenj

Da Vinçi ekspozita mesazhe tejkohore

29.07.2019 - 14:01

      Ka ngjallur dhe po ndiqet me shumë interes, ekspozita “Leonardo-Opera Omnia”. Riprodhimet e 17 pikturave të Leonardo Da Vinçit, të një cilësie të lartë dhe me përmasat origjinale këto, gjenden në ambientet e Muzeunt Historik Kombëtar. Ideja, që vjen në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe ka gjetur tashmë, një atmosferë të mikpritëse prej artdashësve vendas e ata të huaj.

 

 

 

 

 

Kuruar nga historiani i artit, profesor Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom, ekspozita që ka udhëtuar nëpër botë, është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar mbi artin dhe edukimin, më mbështetjen nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, duke mbledhur riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë, nga kryeveprat e Da Vinçt, që ruhen në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë.

 

 

 

 

 

Falë teknikave të sofistikuara digjitale dhe përdorimit me zgjuarsi të ndriçimit, vizitori vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar emocionet që ngjallen nga përjetimi i kryeveprave madhështore.

 

 

 

 

 

Kuratori i ekspozitës, Antonio Paolucci, është i njohur si një prej ekspertëve më të shquar të artit.

Kjo ekspozitë, së bashku me simotrën të ideuar një vit më parë mbi Caravaggio-n, si dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm, mbi Raffaello-n, vjen si rrjedhojë e reflektimit mbi njohjen dhe aktualizimin e kryeveprave të mjeshtërve të mëdhenj.

 

 

 

 

Në të gjitha veprat e tij, Leonardo përcjell një mesazh të madh për njerëzimin: teksa provokon përmes artit, ai “thërret” për të mos mbetur në sipërfaqe, por për të hetuar thellësitë e botës, të njeriut e të jetës – kësisoj, njeriu rritet dhe zhvillon më tej vizionin.

Ekspozita do të vijojë e çelur çdo ditë, prej orës 10:00 -18.00, deri më 10 gusht./Konica.al

 

Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!