Ushqimet me sheqer u pëlqejnë të gjithëve, edhe pse ato janë ndër më të dëmshmit për trupin tonë. Diabeti, aknet, sëmundjet e zemrës, por edhe depresioni dhe kanceri janë vetëm disa nga sëmundjet shëndetësore të shoqëruara me sheqerna të tepërta.
Sheqernat shkaktojnë shumë ndryshime në trupin tonë, para së gjithash rrisin prodhimin e insulinës. Ushqimet me sheqer nuk kanë vlera ushqyese, megjithatë ato të rafinuara shkaktojnë inflamacion të dëmshëm në trupin tonë.
Më poshtë sugjerojmë një dietë që zgjat 10 ditë dhe na lejon të heqim sheqerin e tepërt nga trupi. Dieta, e dizajnuar nga Mark Hyman, një mjek amerikan, është një nga më të efektshmet në këtë drejtim. Gjëja e parë që duhet të bëni është padyshim që të eliminohen nga dieta të gjitha ushqimet me sheqer dhe ato të përgatitura me miell të rafinuar. Jo vetëm që ato ngadalësojnë metabolizmin, por shtojnë edhe dëshirën për të ngrënë më shumë. Gjithashtu eliminoni pijet e gazuara, lëngjet industriale të frutave, sheqerin në çaj ose kafe.
Rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me proteina, të cilat rregullojnë sheqerin në gjak dhe na bëjnë të ndihemi të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore. Vezët, arrat, farërat, peshqit dhe pulat janë burimet ideale të proteinave. Karbohidratet që duhet shtuar në dietë duhet të jenë të thjeshta dhe të vijnë nga perime, të tilla si brokoli, lulelakra, asparagu, specat, kungull i njomë dhe domatet. Hiqni nga dieta patatet, panxharin ose kungullin.
Edhe yndyrat e shëndetshme janë të mira për ju. Frutat e thata, vaji i ullirit ekstra i virgjër, avokadot dhe peshku janë burime të shkëlqyera të yndyrës së shëndetshme.
Mbajtja nën kontroll e stresit është një faktor përcaktues për një dietë të suksesshme. Kortizoli, hormoni i stresit, kontribuon në akumulimin e yndyrës dhe diabetin e tipit 2. Sugjerohet joga ose ndonjë aktivitet tjetër që mund të zvogëlojë stresin.