MENU
klinika

Në kushte shtëpie

Djersitje dhe erë e keqe e këmbëve? Shpëtoni njëherë e mirë!

05.07.2019 - 17:54

Nëse disa njerëz mbyllin hundët kur ju hiqni këpucët, është koha për të provuar këto mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe erën e tmerrshme!

Këtu janë 4 truket për t’i bërë këmbët tuaja të ndihen më të bukura

1. Përdorni antidjersën që përdorni dhe për sqetullat tuaja. Në këtë mënyrë këmba nuk do të djersitet dhe nuk do të vijë erë të keqe. Lyeni në pjesën e poshtme të këmbës dhe më pas vishni këpucët tuaja.

2. Nëse jeni të prirur të merrni infeksione nga persona të tjerë të tilla si kërpudhat ose rrjepja e këmbëve që janë ngjitëse atëherë kur të hiqni këpucët tuaja thajini këmbët me një tharëse flokësh në temperaturën më të ulët. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni infeksionet e lëkurës dhe të minimizoni lagështinë.

3. Shtoni 2 bustina me çaj të në 2 gota uji dhe vlojeni atë për 15 minuta. Pastaj, hiqni hollojeni çajin me dy litra ujë. Lëreni të ftohet për disa minuta, dhe më pas futini këmbët në një legen me këtë çaj për 30 minuta. Përdoreni këtë terapi çdo ditë. Çaji i zi mbart acidin tannik, i cili vret mikroorganizmin dhe mbyll poret dhe ju ndihmon për të hequr qafe djersën dhe aromën e këmbëve.

4. Vetëm shtoni 2 gota kripë në një legen që është gjysmë i plotë me ujë të nxehtë. Mbajini këmbët tuaja aty për rreth 15 minuta dy herë në ditë. Kripa vret bakteret dhe zvogëlon djersën.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj