MENU
klinika

"Kemi një strategji që..."

Do shkoni në zgjedhje në tetor me Ramën kryeministër? Përgjigjet Kryemadhi

06.07.2019 - 18:29

“A do marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit me Ramën kryeministër?”, kësaj pyetjeje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mos i japë përgjigje të drejtëpërdrejtë.

E ftuar në “Kjo Javë”, Kryemadhi u shpreh se opozita ka një aksion, por që pjesë e aksionit nuk është ende 13 tetori.

Ka kohë për të vendosur. Për ne nuk është çështje date. Kjo është një betejë e cila është çështje fjalësh.

Edi Rama qenka një minorancë e minorancës, sepse PS është në minorancë para popullit dhe Rama brenda PS është minorancë. Unë them le të rri Rama se sa më shumë rri aq më shumë shtohen në LSI radhët e socialistëve të pakënaqur.

Para vendosjes së djegies të mandateve, çdo aksion opozitarë, kishte një proces që ecte pak me ngadalësi, për shkak edhe të emocioneve tona që kishim për të lëvizur gjërat shpejt.

Kemi kuptuar se të gjitha hapat e opozitës kanë qenë të kujdesshme por edhe konspirative.

Ne kemi një strategji, sot nuk është 13 tetori, 13 tetori do dhe tre muaj, sot strategjia jonë është për të kuptuar se kush është Edi Rama”, tha Kryemadhi.