MENU
klinika

Modeli i ri

Dragon, droni ‘gjarpër’ që ndryshon formë

09.07.2019 - 17:35

Testet e para janë zhvilluar në Univeristetin e Tokios për të kuptuar nëse struktura e tij ishte në gjëndje të ‘përdridhej’ në ajër përballë pengesave.

Kjo e bën Dragonin të jetë më i avancuar si dron. Një gjarpër fluturues që ka kuriozuar ekspertët e fushës.

Përbërë nga katër module të bashkuar mes tyre me një zinxhir të fortë, prototipi mund të përshtatet shumë shpejt edhe si ‘duar’mekanike.

Në ndryshim nga të ngjashmit e tij, ata dronë që kanë bërë për vete publikun tashmë si objekt teknologjik për t’u përdorur në ajër, Dragon është realizuar për të fluturuar në ambjente të mbyllura.

Ky ‘gjarpër fluturues’ është prezantuar në pranverë në Konferencën Ndërkombëtare mbi robotikën në Australi.

Idea për krijimin e Dragon ishte për të bashkuar me njëri tjetrin module të ndarë dronesh, duke i lejuar strukturës së plotë të modelojë formën e vet.

Ky dron të duket se është vëllai i vogël i ‘Transformers’.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”