01.07.2019 - 14:07
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës gjatë ditës së sotme.
Një turist 49-vjeçar ka humbur jetën sapo ka hyrë në det.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.S, 49 vjeç, banues në Gjermani.
Durrës/Informacion Paraprak:
Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.