Jeta nuk është si në përrallat e DisneyLand dhe kjo është vërtet e trishtë.
Vetë aktori ynë i preferuar i serialeve të Disney-t, Cameron Boyce, na e vërtetoi më së miri këtë, kur u gjet dje i vdekur të shtunën në mbrëmje.
I njohur për seriale të suksesshëm si “Jessie” por edhe filma si “Descendants”, Boyce tronditi fansat pasi vdekja e tij u njoftua nga zëdhënësi i tij për “ABC News”.
Ai ndërroi jetë në gjumë, për shkak të një krize të një sëmundjeje me të cilën luftonte prej disa kohësh.
Lajmi u konfirmua edhe nga Disney, që në faqen zyrtare të PR-it të vet dha ngushëllime për aktorin e ri.
“U prehsh në paqe, do mbetesh kurdoherë në zemrat tona.”
Seriali ku ai luajti, “Jessie” u prit mirë nga publiku duke u zgjatur për katër sezone në “Disney”, deri në 2015-ën.