Ata të dy, Erik Fullani dhe Kejda Ajazi herë u bënë të preferuarit tuaj si një nga çiftet më të bukura të showbizit.
Në media nisi të qarkullojë lajmi se djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, ishte në një lidhje me vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda Ajazin.
Megjithëse vendosën të mos reagonin për lajmet e romancës së re, nëpër media filluan të publikoheshin foto të çiftit së bashku, duke konfirmuar kështu marrëdhënien e tyre.
Gjithashtu, në postimet e tyre në rrjete sociale ata shfaqeshin shpesh në të njëjtat vende, duke kryer të njëjtat aktivitete, gjë që linte të kuptohej se ishin bashkë.
Mirëpo, romanca e re nuk zgjati shumë!
Burime për “Iconstyle” kanë treguar se Erik Fullani dhe Kejda Ajazi tashmë janë ndarë.
Për më tepër, Eriku dhe Kejda nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, çka duket të konfirmojë fundin e romancës.
Ende nuk dihet arsyeja që e çoi çiftin drejt këtij vendimi dhe duhet të presim ende që të mësojmë nëse është një vendim përfundimtar.