MENU
klinika

Kejda i tha të gjitha...

Eriku dhe Kejda s’janë ndarë, ata pranuan lidhjen

25.07.2019 - 12:05

Në media nisi të qarkullojë një lajm ku thuhej se Erik Fullani dhe vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda Ajazi janë në një lidhje.

Eriku dhe Kejda u munduan që marrëdhënien e tyre të mos e bënin publike, mirëpo nisën fotot të publikoheshin “të kapur mat”

Megjithatë ditën e djeshme u publikua lajme ku thuhej se çifti ishte ndarë dhe nuk dihej ende shkaku i prishjes së marrëdhënies.

Megjithatë ajo që u raportua për ndarje, mesa duket ka qenë një krizë e vogël, pasi Kejda dhe Eriku janë ende bashkë dhe për herë të parë kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Kejda ka publikuar në Instastory dy foto dhe tek njëra shfaqet mjaft e lumtur pranë të dashurit të saj.

“P.s:Hera e fundit që adresoj diçka që kam zgjedhur të mbaj private. Para se të postoni lajme çfarëdo qofshin, sigurohuni që të jenë të vërteta”, shkruan Kejda.

Epo me sa duket janë dashur që të qarkullonin këto lajme që më në fund dyshja të pranonte publikisht lidhjen.