MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Euro sërish në ‘pikiatë’, pasojnë rënien Paundi dhe Dollari

29.07.2019 - 14:08

Kjo javë ka nisur negativisht për valutat e huaja.

Monedha e Eurozonës ka zbritur sot në vlerën e 121.3 lekëve duke humbur sërish pikë krahasuar me javën që lamë pas.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës duke u këmbyer sot me 109 lekë.

Edhe Paundi Britanik nuk ka arritur të rimëkëmbet duke u dobësuar sërish në nivelin e 134.3 lekëve.

Franga Zvicerane është forcuar duke u ngjitur në kuotën e 109.8 lekëve.

Sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.7 lekë dhe 75.2 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inflacioni po gjen stabilitet

Çmimet u rritën 2.2% për gushtin