MENU

Të dhënat

Eurostat: Mbi 23 mijë shqiptarëve iu refuzua kalimi në kufi në 2018!

16.07.2019 - 13:15

Në të dhënat e fundit publikuar nga Eurostat bëhet me dije se rreth 23.400 shqiptarëve u është “mbyllur dera” e kufirit për të kaluar në një nga vendet e BE-së gjatë 2018.

Sipas këtyre të dhënave, pjesa më e madhe e refuzimeve ishin nga kufiri me Greqinë.

Kufirin me Greqinë sipas Eurostat janë penguar ta kalojnë rreth 11.075 shqiptarë.

Kufiri i dytë me numrin më të lartë të refuzimeve është Kroacia me 2670 refuzime dhe pas saj Hungaria me 2345 refuzime.

Pas tyre, Mbretëria e Bashkuar renditet me 1455 refuzime për kalim dhe Franca me 1450 refuzime. Ndërsa Gjermania numëron vetëm 615 refuzime për kalim.

Të dhënat nga Eurostat:

-Në 2011, numri i refuzimeve ishte 16.805
-Në 2015, numri i refuzimeve ishte 14.800
-Në 2016, numri i refuzimeve shënoi 31.460 shqiptarë
-Në 2017, numri i refuzimeve shënoi rekord me plotë 35.660.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konsumojmë 1.6 kg mish pule në vit?!

Eurostat: Sa prodhon Shqipëria?

Përqindja më e lartë në Evropë

90% e shqiptarëve pronarë të shtëpive!