MENU
klinika

Arsyeja

Fitorja e Von der Leyen, lajm i keq për Macronin

17.07.2019 - 19:10

Ursula von der Leyen është zgjedhur Presidente e Komisionit Evropian. Ajo do të zëvendësojë zyrtarisht Jean-Claude Juncker më 1 nëntor.

Fitorja e saj ishte një ditë e keqe për demokracinë evropiane? Epo, kjo varet nga perspektiva.

Është një kujtesë se në fund të fundit, ende janë shtetet anëtare që kanë përparësi, jo institucionet evropiane. Ata natyrisht janë zgjedhur drejtpërdrejt nga votuesit evropian, por në zgjedhje kanë pjesëmarrje dukshëm më të lartë në zgjedhje përgjatë bllokut.

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian në teori janë një mundësi për votuesit të mendojnë për drejtimin e Evropës, por në praktikë ato përdoren si përfaqësuese për çështjet në vend.

Por në fund të fundit është një ditë e keqe për një nga politikanët që më së shumti dëshironin të prishin sistemin e Spitzenkandidaten: Emmanuel Macron.

Po, ai arriti qëllimet e tij afatshkurtra sa i përket grindjeve se si shpërndahen vendet e punës. Ai siguroi një post të rëndësisjëm për një shtetas francez dhe një tjetër për një anëtar të grupit të tij panevropian.

Por asnjëherë nuk do të jetë lloji i reformave të eurozonës dhe të BE-së në thellësinë që Macron dëshiron.