MENU

Banka e Shqipërisë

Fluksi i turistëve forcon pozitat e lekut

12.07.2019 - 10:08

Në mesin e muajit korrik, që shënon kulmin e sezonit turistik, dhe fluksin e shtuar të vizitorëve dhe turistëve të huaj, është karakteristikë forcimi i pozitave të monedhës vendase Lek në këmbim me valutat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye me 121,85 lekë, rreth 0,03 lekë më pak se një ditë më parë, duke shënuar ditën e tetë me rënie.

Ndërkohë që prej fillimit të këtij muaji, euro ka humbur rreth 1 lek.

Tendenca e zhvlerësimit të monedhës së përbashkët europiane pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, por sipas BSH-së, luhatjet janë brenda parashikimeve.

Sipas bankierëve zhvlerësimi i euros në tregun vendas është ndihmuar edhe nga ecuria e dobët që ka pasur në tregjet ndërkombëtare. Në tregjet ndërkombëtare euro po këmbehet në nivelin 1,12 dollarë, nga 1,14 që ishte në fundin e muajit qershor, duke u luhatur kështu rreth nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar Amerikan USD 108.19 -0.33

Euro EUR 121.95 +0.10

Poundi Britanik GBP 135.61 +0.06

Franga Zvicerane CHF 109.69 +0.17

Jeni Japonez (100) JPY 100.03 +0.35

Dollari Australian AUD 75.52 +0.35

Dollari Kanadez CAD 82.95 +0.23

Korona Suedeze SEK 11.53 +0.06

Korona Norvegjeze NOK 12.65 +0.09

Korona Daneze DKK 16.33 0.00

SDR SDR 149.34 -0.39

Ari(OZ 1) XAU 153965.38 +2,454.70

Argjend(OZ 1) XAG 1654.27 +12.09

Juani Kinez (onshore) CNY 15.76 -0.01

Juani Kinez (offshore) CNH 15.75 -0.01

Lira Turke TRY 19.06 +0.16

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritje 20% për vitin e kaluar

136 milionë euro kredi “jashtë bankave”

U shtatëfishuan në një dekadë

100 mijë karta krediti në duart e shqiptarëve