MENU
klinika

Rritje 20% për vitin e kaluar

136 milionë euro kredi “jashtë bankave”

26.10.2018 - 16:04

Kredia e dhënë nga institucionet financiare jo banka u rrit me 20% gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli total, përfshi edhe mikrokredinë, arriti vlerën e afro 17 miliardë lekëve ose rreth 136 milionë eurove.

Pesha e kredisë dhënë nga institucionet jo banka kundrejt totalit të kredisë për ekonominë ngelet modeste, me rreth 3% të totalit. Megjithatë, kredidhënia jashtë sistemit bankar duket dinamike dhe me ritme më të shpejta rritjeje krahasuar me kredidhënien e bankave.

Në veçanti, një zhvillim të shpejtë ka marrë tregu i kredive të vogla dhe të shpejta, me qëllim kryesisht financimin e nevojave konsumatore. Këto kredi kanë norma interesi shumë të larta, por ofrojnë një zgjidhje të shpejtë dhe pa procedura burokratike, çka po i bën të suksesshme, në shembullin e shumë vendeve të tjera të lindjes.

Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i mikrokredisë është rritur me më shumë se dy herë gjatë vitit 2017 dhe ka arritur në rreth 1.35 miliardë lekë. Përveç mikrokredive konsumatore, portofoli i kredive dhënë nga institucionet financiare jo banka ka një rëndësi të konsiderueshme në sektorë specifikë, siç është bujqësia, ku pjesëmarrja e bankave ngelet e ulët, për shkak të rreziqeve të larta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


104 mln euro për korrikun

Kredia në euroizim

Rritet vetëm për individët

Kredia “me paterica”