Drejtuesit e Tokyo Electric Power (Tepco), që menaxhojnë centralin bërthamor të Fukushimas, njoftuan çmontimin e 4 reaktorëve që veprojnë në fabrikën e dytë atomike në prefekturë, një vendim që do të çonte në mbylljen totale të aktiviteteve të Tepco në të gjithë rajonin pas katastrofës së Cunamit të marsit 2011.
Presidenti i kompanisë, Tomoaki Kobayakawa, u takua me guvernatorin e Fukushimas, Masao Uchibori, duke e informuar atë për planet e shkatërrimit të uzinës, që ndodhet në Naraha dhe Tomioka, rreth 12 kilometra nga uzina Daichi, e goditur nga cunami dhe më pas shpërthimi i hidrogjenit, me lëshimin e materialeve radioaktive në Njësitë 1, 2 dhe 3.
“Nuk ka precedent për çmontimin e 4 reaktorëve dhe bashkëpunimi i autoriteteve rajonale bëhet thelbësor në këtë pikë më shumë se çdo gjë tjetër, tha Uchibori.