MENU
klinika

Fushata anti-informalitet

Bilanci i parë, 281 punonjës të paregjistruar

19.07.2019 - 09:48

Ministria e Financave ka bërë publike disa të dhëna në kuadër të fazës së re të operacionit kundër informalitetit.

“Të dhënat e kësaj jave nga Inspektoriati i Punës tregojnë se nga 196 subjekte me 2,096 punëmarrës gjithsej, 281 individë rezultuan të paregjistruar në organet përkatëse. Sot, 276 prej tyre u formalizuan. Gjithashtu janë marrë masa për pezullim aktiviteti për 84 subjekte, ndërsa për 14 subjekte të tjera janë marrë masa paralajmëruese” njofton ministria e Financave.

Ndërkohë, ka rezultuar se në Durrës dhe Korçë operojnë subjekte që ushtrojnë aktivitetet e tyre në 200 metra katrorë sipërfaqe dhe rezultojnë të paregjistruar në QKB dhe në organet tatimore.