20.07.2019 - 19:01
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëron ‘furtunë’ shkarkime në administratë.
Ministrja ka bërë sot një vizitë në Kukës, ku mes të tjerash ka lënë afat deri në 30 Tetor për të arritur treguesit për shërbimet ndaj qytetarëve, përndryshe do të shkarkohen.
“Keni 3 muaj kohë të arrini treguesit e shërbimeve për qytetarët, ndryshe do largohet çdo drejtues. S’mund të imagjinohet kjo sjellje e administratës në vitin 2019” mësohet të ketë thënë Gjonaj.
Po ashtu ministrja ka bërë edhe një vizitë ‘blic’ në burgun e Kukësit. Ku edhe këtu ka paralajmëruar se nësenuk përmbushen standartet drejtuesit ikin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Do u vras dhe djeg shtëpinë"/
‘Çmendet’ plaku në Kukës, kërcënon familjen
Dossier/ Pjesa e parë
…Rrugët çojnë në Romë, po jo te Pazari i Ri i Erionit
Akuzat e Bashës ndaj Ramës