24.07.2019 - 15:16
Gjykata e Tiranës ka konfirmuar mandatin e Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës.
Ky është mandati i dytë i Veliajt për drejtimin e kryeqytetit.
Pas betimit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj nis edhe zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e ardhshme.
Pritet që brenda kësaj jave, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht.
Veliaj kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj.
Ai rezultoi fitues me 152.230 vota kundrejt 9.364 që mori kundërshtari i tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Kemi treguar se kemi rezultate"