MENU
klinika

"Gjyqtarja mori brohoritjet e atyre që duan kaos"

Gjykata ‘rrëzoi’ Sakon/ Balla: Vendim nul, mandatet i jep vetëm KQZ!

17.07.2019 - 20:18

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla e ka quajtur si absurd dhe arbitrat vendimin e Gjykatës së Durrësit, që nuk i konfirmoi mandatin kandidatës së PS-së në Durrës, Valbona Sako.

Balla në një status në Facebook e ka quajtur si nul vendimin e gjyqtares së Durrësit, për të cilën tha se mori brohoritjet e opozitës që kërkojnë kaos dhe pasiguri.

Ai u shpeh se një vendim i tillë nuk ishte parë dhe dëgjuar më parë, duke e quajtur si shkelje flagrante të ligjit.

“Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.

Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.

Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor”, theksoi Balla.

“Kush tërheq litarin do mbytet”!

Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

“Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen tonë”

Pas polemikave, Meloni optimiste për paktin me Ramën

3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Rekord pasagjerësh në Rinas

Nga qershori Shqipëria do të presë 42 në javë

Nisin fluturimet “charter” për turistët