MENU
klinika

Çfarë po bën në KQZ?

Gloveri largohet nesër, por më parë ka një takim të rëndësishëm!

11.07.2019 - 12:10

Përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u takuar me kryetarin Klement Zgurin.

Sipas TopChannel, mësohet se Glover ka zhvilluar disa takime me Zgurin përgjatë këtyre ditëve.

Shefja e misionit të ODIHR ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë opozitën jashtëparlamentare.

Audrey Glover do të largohet nesër nga Shqipëria ndërkohë që takimin e fundit ka zgjedhur ta zhvillojë me kreun e KQZ-së, i cili ka vënë në dukje disa shkelje gjatë procesit të 30 qershorit.

Pas dy muajsh, ODHIR pritet të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale, në të cilat opozita nuk mori pjesë.