Rodrigo Hernández nuk i përket më Atlético Madridit.
Të mërkurën, përfaqësuesit e lojtarit depozituan pagesën e klauzolës së lirimit (ndërprerjes së kontratës) në selinë e La Liga.
Shuma e disbursuar në arkat e “Rojiblancos” arriti në 70 milionë euro. Manchester City i Pep Guardiolës do të jetë destinacioni i ri i mesfushorit.
Sipas “Marca”, Rodrigo do të prezantohet te kampionët e Premier League në ditët e ardhshme.
Në fakt, ky “divorc” u paralajmërua që kur Atletico Madrid prezantoi Marcos Llorente më 28 qershor. Lojtari në fjalë erdhi nga Real Madridi, kushtoi 40 milionë euro dhe firmosi kontratë 5-vjeçare me “Cholchoneros”. Pra, u gjet zëvendësuesi i Rodrigo. Këtij të fundit iu hoq numri i fanellës së tij, edhe pse ishte akoma pjesë e klubit madrilen.
Një “turpërim”, që gjeti sot shpagim përmes shlyerjes së kauzolës së lirimit, pas së cilës Atletico Madridi nuk mund të bëjë më asgjë.