MENU
klinika

Marrëveshje për 70 mln euro

Guardiola ‘rrëmben’ yllin e Atletico Madrid!

03.07.2019 - 17:47

Rodrigo Hernández nuk i përket më Atlético Madridit.

Të mërkurën, përfaqësuesit e lojtarit depozituan pagesën e klauzolës së lirimit (ndërprerjes së kontratës) në selinë e La Liga.

Shuma e disbursuar në arkat e “Rojiblancos” arriti në 70 milionë euro. Manchester City i Pep Guardiolës do të jetë destinacioni i ri i mesfushorit.

Sipas “Marca”, Rodrigo do të prezantohet te kampionët e Premier League në ditët e ardhshme.

Në fakt, ky “divorc” u paralajmërua që kur Atletico Madrid prezantoi Marcos Llorente më 28 qershor. Lojtari në fjalë erdhi nga Real Madridi, kushtoi 40 milionë euro dhe firmosi kontratë 5-vjeçare me “Cholchoneros”.  Pra, u gjet zëvendësuesi i Rodrigo. Këtij të fundit iu hoq numri i fanellës së tij, edhe pse ishte akoma pjesë e klubit madrilen.

Një “turpërim”, që gjeti sot shpagim përmes shlyerjes së kauzolës së lirimit, pas së cilës Atletico Madridi nuk mund të bëjë më asgjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola