Ditën e sotme është hapur rruga e re që lidh Ulqinin me Shqipërinë.
Kryeministri malazez, Dushko Markoviç ka vizituar rrugën më të re nga Ulqini në pikën kufitare me Shqipërinë.
Gjatë kësaj vizite, Markoviç tha se kjo rrugë 25 km e gjatë, vlera e së cilës ka shkuar në 12 mln euro do të lidhë Ulqinin me Shqipërinë.
“Ju keni parë që Qeveria ka propozuar një ribalancim të buxhetit jo sepse kemi një problem me financat, por sepse ne duam t’i ndajmë fondet e tepërta për qytetarët, kryesisht për kujdesin shëndetësor dhe për ata që janë të papunë, për të nisur disa projekte të reja të infrastrukturës, por gjithashtu për të ndihmuar Komunën e Ulqinit për t’u marrë me çështjet e zhvillimit të saj, ” u shpreh ai.