MENU
klinika

Detaje

Hiqen vizat? Gjermania i hap dritën jeshile Kosovës

18.07.2019 - 10:39

Përsa i përket liberalizimit të vizave, Kosova ka marrë mbështetjen e një prej shteteve më të fuqishme të Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për Gjermaninë, një shtet me mbi 82 mln banorë, i cili është vënë në rresht me shtetet që mbështesin heqjen e vizave për Kosovën.

Mediat në Kosovë shkruan se Republika Federale e Gjermanisë i vlerëson përpjekjet që Kosova ka bërë për t’i përmbushur kriteret për heqjen e vizave.

Ndaj, sipas tyre, propozimi i Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën tashmë duhet të miratohet edhe në Këshillin e Ministrave, i cili është organi kryesor vendimmarrës i BE-së.

Gjersa ka folur rreth kësaj, ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka thënë se përkrahja e Gjermanisë është tejet me rëndësi për Kosovën, ndaj e para e MIE-së është shprehur optimiste se kjo mbështetje do të reflektojë edhe te vendet e tjera të BE-së, që kanë ndikim në votimin për vizat, shkruajnë mediat në Kosovë.