MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 23 korrik?

23.07.2019 - 07:53

90 – Në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf; Prejardhja e saktë e tij nuk dihet; disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Pavarësisht.., Ptolemy shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemy sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’; Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemy) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.

636 – Arabët marrin kontrollin e shumicës së Palestinës nga Perandoria Bizantine

1632 – Treqind kolonistët e parë nisen nga porti Dieppe i Francës. për në Nju Francë (Franca e re) – zonë e Amerikës së Veriut që shtrihej nga Kanadaja e sotme lindore në veri të Luizianës deri në Gjirin e Meksikës në jug.

1649 – Lindi Papa Klementi XI (vd. 1721), Klementi XI (Albani, Shqiptari) ishte mbrojtës i arteve dhe të shkencës; bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; interesi i tij në arkeologji nxiti studimet e antikitetit të Romës. Në fakt, ai autorizoi gërmimet në katakombet romake. Klement Albani u kujdes edhe për vendin e të parëve, duke urdhëruar shqyrtimin e gjendjes së besimtarëve të tij – kulturë, zakone, kushte jetese – në trojet shqiptare.

1827 – SHBA; hapet shkolla e pare për mësimin e notit (Boston Masaçusets)

1829 – Në Shtetet e Bashkuara, William Austin Burt regjistron patentën e tipografit, pararendës i makinës shkrimit.

1903 – Ford Motor Company shet makinën e tij të parë. Makina kushtonte 850 dollarë, me shpejtësi maksimale rreth 50 km në orë.

1904 – Kaushi i akullores i krijuar nga Charles E Menches shitet për herë të parë gjatë ekspozitës botërore në Saint Louis, Mizuri.

1908 – Kushtetuta e dytë miratohet nga osmanët (turqit e rinj).

1914 – Austro-Hungaria paraqet një seri kërkesash në një ultimatum për Mbretërinë e Serbisë duke kërkuar që të lejojë austriakët për të përcaktuar se kush e vrau arkidukën Franc Ferdinand. Serbia nuk i pranoi të gjitha kërkesat, dhe Austria i shpalli luftë Serbisë më 28 korrik.

1929 – Purifikim – Qeveria fashiste në Itali ndalon përdorimin e fjalëve të huaja.

1936 – Në Katalonjë, Spanjë, themelohet Partia e Unifikuar Socialiste e Katalonjës përmes bashkimit të partive socialiste dhe komuniste.

1940 – Nën sekretari i amerikan i Shtetit Sumner Welles lëshon një deklaratë se Amerika nuk e njeh aneksimin sovjetik të tri shteteve baltike: Estoni, Letoni dhe Lituani.

1942 – Holokausti: kampi nazist i shfarosjes Treblinka fillon të presë viktimat e para.

1952 – Krijohet Komuniteti Evropian i qymyrit dhe çelikut; dita u festua me parakalime e paradada në vendet kryesore perëndimore – Komuniteti Evropian shihet si gurthemeli i Bashimit të sotëm Evropian.

1955 – Vdiq Cordell Hull (lindur më1871) – ishte politikan amerikan nga shteti Tennessee; i njohur si Sekretari i Shtetit që shërbeu më gjatë, për 11 vjet (1933-1944). Hull mori Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1945 për rolin e tij në krijimin e OKB-së; presidenti Franklin Roosevelt e ka quajtur atë “babai i Kombeve të Bashkuara”.

1974 – Rrëzohet junta ushtarake greke, dhe ish-kryeministri Konstantinos Karamanlis thirret për të udhëhequr qeverinë e re.

1984 – Vanessa Williams bëhet e para Miss America që jep dorëheqjen kur ajo dorëzon kurorën pas fotografive të saj lakuriq që u shfaq në revistën Penthouse.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale