MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 26 korrik?

26.07.2019 - 07:55

1267 – Romë; Papa Klementi i katërt vihet në krye të zyrës së Inkuizicionit – qendër për marrjen në pyetje të personave të akuzuar për devijime fetare.

1656 – Rembrandt van Rijn shpall falimentim. Me pikturat e tij bënte para shumë, por shpenzonte më shumë – e kishte filluar rrugën e artit me portrete, e përfundoi pa u larguar kurrë nga dëshira për të përkujtuar njerëzit duke i pikturuar. Kur ishte 25 vjeç, iku nga fshati në qytet; gjeti punë në një studio pikturash dhe prej asaj kohe kërkesa për punimet e tij ishin të pandalshme – bëri para, sukses, famë – biografët thonë se falimentimi financiar erdhi kur bleu një shtëpi të madhe në Breestraat, sot shtëpi-muze.

1788 – Nju Jork u bë shteti i 11-të në Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian në shërbim të Francës, i cili zbuloi Gjirin e Nju Jorkut më 1524. Pastaj, Henry Hudson, anglez i punësuar nga holandezët, arriti aty më 1609 dhe lundroi deri në lumin që tani mban emrin e tij, Hudson; po atë vit, pjesa veriore e Nju Jorkut u eksplorua për Francën nga Samuel de Champlain. Në vitin 1624, i pari vendbanim i përhershëm hollandez, u themelua në Fort Orange (tani Albany). Një vit më vonë Peter Minuit bleu Ishullin Manhattan nga indianët për pak para dhe themeloi koloninë holandeze të Nju Amsterdamit, e cili iu dorëzua anglezëve më 1664 dhe mori emrin Nju Jork. Sot shteti Nju Jork renditet i gjashti në SHBA për prodhim; industritë kryesore janë shtypi dhe botimi, pajisjet elektronike, dhe instrumentet. Konventat e biznesit dhe turizimi janë gjithashtu burim i rëndësishëm të ardhurash. Shteti i Nju Jorkut është i pasur me ferma bujqësore e blegtorale, dhe është prodhues kryesor verës.

1847 – Liberia u bë republika e parë e Afrikës. Liberia ishte themeluar në vitin 1822 si rezultat i përpjekjeve të Shoqërisë Amerikane të Kolonizimit për të zgjidhur çështjen e skllevërve të liruar amerikanë.Kjo shoqatë thoshte se emigrimi i zezakëve të Amerikës në Afrikë ishte një përgjigje për problemin e skllavërisë dhe papajtueshmërinë e racave. Gjatë dyzet viteve, rreth 12,000 skllevërit u zhvendosën vullnetarisht nga Amerika në Afrikë. Fillimisht vendi u quajtur Monrovia, dhe u bë Republika e Liberisë në vitin 1847. Ameriko-Liberianët anglisht-folës, pasardhës të ish-skllevërve nga SHBA, përbëjnë vetëm 5% të popullsisë, por kanë mbizotëruar historikisht shtresën intelektuale dhe qeverisëse. Popullsia indigjene e Liberisë është e përbërë nga 16 grupe të ndryshme etnike.

1875 – Lindi në Zvicër Carl Gustav Jung, mjek (themelues i psikologjisë analitike). Jung thoshte se si fëmijë kishte qenë njeri i mbyllur, i heshtur, i vetmuar. Në moshën 12 vjeçare Jung u godit rëndë ng një shok shkollw sa humbi vetëdijen. Pas kësaj atij i binte të fikët vazhdimisht. Prindërit dhe mjekët u bindën se Jung vuante nga epilepsia. Një ditë, rastësisht, Jung dëgjoi përindërit e tij duke biseduar të shqetësuar se djali i tyre, me sëmundjen që kishte, kurrë nuk do të jetë në gjendje të punojë dhe të mbështesë veten. Më vonë, Karl Jung shpjegoi se dëgjimi i kësaj bisede ishte takimi i tij i parë me neurozat dhe psiko-analitikën.

1908 – 1908 – Shtetet e Bashkuara; Prokurori i Përgjithshëm Charles Joseph Bonaparte nxjerr një urdhër sipas të cilit Zyra e Shefit Examiner u bë Byro Federale e Hetimeve (FBI) – si pjesë e Departamentit të Drejtësisë.

1952 – Mbreti Farouk I i Egjiptit lëshon fronin pas një grusht shteti të drejtuar nga Gamal Abdal Nasser. Për shkak të simpative të tij pro-Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, britanikët imponuan mbi të një kryeministër pro-britanik në vitin 1942. Korrupsioni i madh, dhe humbja në vitit 1948 në luftën arabo-izraelite, përfundimisht çuan në grushtin ushtarak të shtetit të vitit 1952, të kryesuar nga Muhammad Naguib dhe Gamal Abdal Nasser. Faruk, i fundmi i dinastisë shqiptare Muhhamet Ali, u detyrua të heq dorë nga froni; ai iku nga Egjipti dhe gjeti strehim jashtë vendit.

1952 – Zonja e parë e Argjentinës, Eva Peron, vdiq në Buenos Aires në moshën 33 vjeçare. Gruaja e dytë e Juan Peron, me të cilin ajo u martua në vitin 1945, praktikisht bashkë-qeverisi Argjentinën gjatë 6 viteve të tij si president. Eva, aktore e panjohur para se të takohej me Juan Peronin, u bë aktive në politikë dhe ndihmoi në organizimin e demonstratave masive të punëtorëve që siguruan lirimin e Juan Peronit nga burgu (tetor, 1945). Pasi Peroni u bë president, Evita, siç filloi të njihej, u bë ministre e shëndetësisë dhe e punës. Ajo formoi Fondacionin Eva Peron të ndihmës sociale, përkrahu të drejtat e grave, të punës, dhe të varfërit. Pas vdekjes së saj nga kanceri në moshën 33-vjeçare, regjimi Peronit ra.
“Mos qaj për mua Argjentinë
Sepse kurrë nuk të braktisa
Gjatë gjithë ekzistencës
Unë e mbajta premtimin
Ti mos mba distancë” (Evita Peron)

Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit

Shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët

Ngjarje tragjike që tronditi qytetin e “Luleve të Verës”!

Misteri i vdekjes së filantropit të famshëm korçar

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit