MENU
klinika

Zbuloni detajet...

Hueyda El Saied shtatzënë? Artistja i tha të gjitha…

29.07.2019 - 16:57

Hueyda El Saied ka njoftuar prej disa kohësh se është duke punuar për ekspozitën e saj të tetë me piktura.

Përveç profesionit të saj ajo ka treguar gjithmonë se piktura është pasioni i saj më i madh.

Së fundmi Hueyda ka publikuar në Instagram-in e saj një foto ku tregonte se kishte pikturuar një balerinë shtatzënë dhe të gjithë menduan se ajo ishte diçka personale për të.

Meqenëse Hueyda më parë ka qenë balerinë, ndjekësit e saj dyshuan se ajo zgjodhi këtë mënyrë për të treguar se është në pritjen e ëmbël dhe urimet mbi foto ishin të shumta.

Por duket se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe Hueyda i ka hedhur poshtë të gjitha fjalët.

“Piktura nuk ka lidhje me mua. Ish-balerinë jam, por nuk jam shtatzënë, se më kanë ardhur plot mesazhe urimi. Jo nuk jam shtatzënë, ishte thjesht një frymëzim i momentit”, ka treguar Hueyda.

Hueyda El Saied është nënë e një djali të quajtur Gabriel dhe momentalisht është shkëputur për të jetuar në Luxembourg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN